Treni ndërkombëtar i linjës Shkup – Prishtinë ka përplasur një makinë të tipit “Jugo”, në afërsi të fshatit Novo Sellë në Shkup.
Sipas informacioneve të para të MPB-së, në këtë fatkeqësi komunikacioni dy personat që gjendeshin në makinë kanë marrë lëndime të rënda, njofton INA. Dy viktimat e lënduara janë dërguar menjëherë në qendrën emergjente në Shkup dhe janë jashtë rrezikut të jetës.