Vihen në jetë marrëveshjet e reja të bashkëpunimit turko-arab.
Në këtë kuadër në qytetin Eskishehir (Eskişehir) u zhvillua një mbledhje e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit dhe Organizatës Arabe të Turizmit.
Në mbledhjen e organizuar në Qendrën e Botës Turke për Shkencën dhe Kulturën, të mirëpritur nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit Nabi Avxhë (Nabi Avcı), morën pjesë edhe Kryetari i organizatës Arabe të Turizmit, Bandar Bin Fahd el-Fuhaid dhe Ministri i Turizmit të Jemenit, Abdulmecid Kubati.
Ministri Avxhë bëri të ditur se në mbledhje u vlerësuan sëbashku mundësitë e investimit në Turqi sidomos në fushën e turizmit termal, turizmit shëndetësor dhe turizmit të llixhave që janë ndër fushat për të cilat mysafirët arabë interesohen më shumë.
Ai bëri të ditur se nga ky aspekt, Afjon (Afyon), Kytahja (Kütahya), Eskishehur (Eskişehir) dhe Bursa zotërojnë mundësitë më të pasura.
Edhe autoritetet arabe, që falënderuan Turqinë veçanërisht për qëndrimin që mban në lidhje me Palestinën, theksua bashkëpunimin në turizmin e shëndetësisë dhe turizmin termal.
Kryetari i organizatës Arabe të Turizmit, Bandar Bin Fahd el-Fuhaid bëri të ditur se shpenzimet e turistëve arabë në fushën e turizmit të shëndetësisë arrijnë shifrën e 27 miliardë dollarëve në vit.
“Turqia zotëron mundësi të mëdha edhe në turizmin e shëndetësisë edhe në atë termal. Për këtë arsye mendojë se të dyja palët do të bëjnë më shumë bashkëpunim tha el-Fuhaid.
Në mënyrë që investimet turke dhe arabe të merren nën garanci do të zhvillohet një punim në me koordinimin e Bankës Islamike të Zhvillimit.
Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit Nabi Avxhë dha sihariqin se në periudhën në vijim do të zhvillohet festivali i të rinjve turq dhe arabë.