Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) shkoi në rrethin Shërnak (Şırnak) dhe mbajti një fjalim përpara popullit që tregoi një interes të madh për vizitën e tij.
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) shkoi në rrethin Shërnak (Şırnak) dhe mbajti një fjalim përpara popullit që tregoi një interes të madh për vizitën e tij.
Jëlldërëm tha se ata, që e dinë se vëllazëria e turqve dhe kurdëve ka arritur fitore të mëdha gjatë gjithë historisë në këtë hapësirë gjeografike, për të na përçarë, përdorin organizatën terroriste PKK, organizatën terroristi gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY) dhe DAESH.
Kryeministri theksoi se nuk do të lejojnë arritjen e synimit të atyre që përdorin organizatat terroriste.
“Ne dëshirojmë një Turqi të atillë që askush të mos përjashtohet dhe diskriminohet prej besimit, sektit, gjuhës që flet dhe kulturës… Në të njëjtën kohë do të ndjehemi krenar edhe me flamurin tonë të kuq me gjysmëhënë. Po ashtu do të ndjehemi krenarë edhe me shtetin e Republikës së Turqisë. Pasi të gjithë bashkë jemi të sigurt nën këtë flamur. Ne jetojmë të pavarur nën këtë flamur” tha Kryeministri Binali Jëlldërëm.