OJF-të e Sirisë, kanë thënë se 70 për qind e atyre që janë ndikuar nga gazi dhe helmuar në sulmin kimik, janë fëmijë
ANKARA (AA) – Shoqëria Civile e Sirisë, ka dënuar qëndrimin e OKB-së ndaj sulmit të regjimit të Asadit me armë kimike në Han Shejhun të Idlibit dhe i ka bërë thirrje që të veprojë sa më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate të përbashkët me shkrim, OJF-të e Sirisë, kanë thënë se 70 për qind e atyre që janë ndikuar nga gazi dhe helmuar në sulmin kimik, janë fëmijë.
Duke dënuar qëndrimin e heshtur të faktorit ndërkombëtar, OJF-të e Sirisë përmes deklaratës me shkrim janë shprehur: “I ribëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar dhe OKB-së që të marrë masa dhe të vihet në veprim për dërgimin para drejtësisë së regjimit të Asadit për të gjitha sulmet me armë kimike që ka kryer deri më sot, duke filluar nga ai në Gutën Perëndimore në vitin 2013 deri në atë të para dy ditëve në Han Shejhun.
Ata i kanë bërë thirrje OKB-së që të shikojë edhe mundësinë e ndërhyrjes ushtarake nga toka, ajri dhe deti për të siguruar jetën e civilëve, si dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Në sulmin e dy ditëve më parë nga regjimi i Asadit në Han Shejhun me armë kimike, të paktën 100 civilë, shumica e të cilëve ishin fëmijë, humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën.
