Belgët për nga vëllimi i kursimeve janë më të pasurit ndër banorët e Bashkimit Europian, njoftoi të enjten gazeta Le Soir. Sipas informacionit të gazetës në Belgjikë kursimet mesatare për familje arrijnë në 67.158 €.
Bazuar në këtë tregues banorët e Mbretërisë së Belgjikës ndiqen nga shtetasit e Holandës (61.219 €), Luksemburgut (60.366 €), Francës (41.407 €) dhe Gjermanisë (38.702 €).
Ndërkohë, sipas një studimi të përbashkët të kohëve të fundit të Institutit francez të studimit të opinionit publik “Ipsos” me kanalin televiziv RTL-TVi dhe gazetën Le Soir, 2,3 milionë prej pak më shumë se 11 milionë belgëve aktualisht jetojnë përtej kufirit të varfërisë.