Peskov: Sulmi kimik në Siri, i rrezikshëm dhe një krim monstruoz

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të enjten se përdorimi i armëve kimike në lokalitetin Han Shejhun të Idlibit, qytet në veriperëndim të Sirisë, është i rrezikshëm dhe një krim monstruoz…

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të enjten se përdorimi i armëve kimike në lokalitetin Han Shejhun të Idlibit, qytet në veriperëndim të Sirisë, është i rrezikshëm dhe një krim monstruoz.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në Moskë, Dmitry Peskov, i cilësuar si “zëri” i Presidentit Vladimir Putin, theksoi se përdorimi i armëve kimike është një akt i papranueshëm dhe se kjo mundësi duhet të eliminohet edhe në Siri.

Duke pretenduar se nuk ka të dhëna objektive dhe të konfirmuara në lidhje me sulmin kimik në Han Shejhun, zëdhënësi Peskov mbrojti idenë se rezultatet e ngutura, në mungesë të një hetimi gjithëpërfshirës, nuk pasqyrojnë realitetin.

Peskov u ndal gjithashtu mbi fotografitë e fëmijëve, që kanë humbur jetën në sulmin kimik, pamje këto të cilat u demonstruan në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga ambasadorja amerikane, Nikki Haley.

“Këto fotografi mund të jenë një provë e rëndësishme, por ndoshta dhe nuk janë. Mbase dhe s’janë asgjë më tepër se një tregues emocional”, u shpreh ai.

Mes të tjerash, zëdhënësi i Kremlinit pretendoi se sulmi kimik në Idlib është në dobi të terroristëve dhe të vendeve kundërshtare të Esadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit