Kalin: Ku janë evropianët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut?!

Më të lexuarat

“Ku janë evropianët që flasin aq shumë për të drejtat e njeriut?”, ka shtruar pyetjen zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kallën në një reagim drejtuar heshtjes së BE-së ndaj masakrës kimike në Idlib të Sirisë.

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) ka kritikuar heshtjen e Bashkimit Evropian (BE) ndaj dramës në Siri. “Ku janë evropianët që flasin aq shumë për të drejtat e njeriut?”, është pyetja që i ka drejtuar Kallën BE-së.

“Pas masakrës që bëri Esadi me armë kimike në Idlib ne po punojnë natë e ditë për të mobilizuar të gjitha mundësitë dhe aftësitë që zotëron Turqia”,- u shpreh zëdhënësi, duke shtuar se “Presidenti Rexhep Tajip Erdoan çështjen e ka diskutuar (në një bisedë telefonike) edhe me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilit i ka thënë se çështja duhet trajtuar urgjentisht.

“Regjimi i Esadit duhet frenuar. Të gjithë aktorët që kanë ndikim mbi regjimin e Damaskut duhet të vihen menjëherë në lëvizje dhe ti ndalojnë këto. Ku janë evropianët, që na flasin përherë për të drejtat e njeriut, për humanizëm, për të drejtën e jetës etj.? A keni parë ndonjë gjë tjetër përveç një apo dy deklaratave? Jo. Ajo që është edhe më e keqja, në çështjen e refugjatëve e gjithë bota e pa se si Evropa mbeti në klasë, kurse tani kritikojnë veten e tyre. Po,- thonë ata vet,- në krizën e refugjatëve mbetëm në klasë”, vlerësoi zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kallën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit