Ende nuk dihet nëse 20-vjeçari që vrau nënën e tij, dhe pastaj 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur në një shkollë fillore në Konnecticut vuante nga sëmundje mendore, por incidenti tragjik ka ndezur një debat kombëtar mbi cilësinë e kujdesit psikiatrik në Shtetet e Bashkuara. Një koalicion i ekspertëve të shëndetit mendor po i kërkojnë presidentit Obama dhe anëtarëve të Kongresit që të marrin masa të menjëhershme për të mbështetur përmirësimet në mbarë vendin në programet e shëndetit mendor.
Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë provuar një numër të shtënash masive.
Në Tuscon në vitin 2011, Jared Loughner hapi zjarr jashtë një dyqani ushqimesh duke vrarë 6 njerëz, dhe plagosur 13 të tjerë. Ligjvënësja Gabrielle Giffords ishte ndër plagosurit.
Korrikun e kaluar, 12 persona u qëlluan dhe u vranë në një kinema në Kolorado. Dhjetëra të tjerë u plagosën.
Vrasjet masive kanë ndodhur në Kaliforni, Wisconsin, shtetin Washington dhe Minnesota. Pas çdo të rasti të shtënash, ata që i njihnin vrasësit folën rreth shprehjes së zemërimit, ndjenjave të izolimit, sjelljeve të çuditshme ose sëmundjeve mendore.
Por pas vrasjes së fëmijëve gjashtë dhe shtatë vjeçarë në Konnecticut, shumë amerikanë, përfshirë Presidentin Obama, kanë bërë thirrje për një rishikim të sistemit të kujdesit mendor në Shtetet e Bashkuara.
Një koalicion i ekspertëve të shëndetit mendor dhe shpërdorimit të substancave i ka dërguar një letër presidentit dhe Kongresit duke kërkuar reforma të menjëhershme të politikave shëndetësore dhe siguri të reja kundër akteve të dhunës.
Psikologu Ron Manderscheid i Shoqatës Kombëtare të Qarqeve, udhëheq koalicionin.
“Vetëm rreth një e treta e njerëzve të cilët në fakt kanë një sëmundje mendore marrin ndonjë kujdes. Vetëm 10 për qind e njerëzve me probleme të shpërdorimit të substancave marrin ndonjë kujdes shëndetësor.”
Letra bën thirrje për dyfishimin e kapacitetit të programeve publike të shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave, buxhetet e të cilava janë ulur ndjeshëm në vitet e fundit.
Në letër bëhet thirrje për forcimin e programeve që nxisin shëndetin mendor, si dhe dhënien e ndihmës fillestare për ata të cilët shfaqin shenja të sëmundjeve mendore.
“Ajo që kemi mësuar për shëndetin mendor është se shëndeti mendor nuk është vetëm për njerëzit me sëmundje mendore. Shëndeti mendor ka lidhje edhe me komunitetin dhe familjen dhe se si këto gjëra funksionojnë.”
Letra gjithashtu bën thirrje për një ndalim të armëve gjysmë-automatike dhe kufizimin e kapacitetit të mbushjes së tyre.
“Ne mendojmë se është e rëndësishme të merret një qëndrim mbi këtë dhe jo thjesht të flitet për abuzim të shëndetit mendor dhe substancë, sepse i shohim armët e tilla si një problem i shëndetit publik në komunitet.”
Ekspertët vërejnë se njerëzit me sëmundje mendore janë më shumë të ngjarë të jenë viktimë e një krimi sesa të kryejnë një të tillë. Ata thonë se hapi i parë drejt sigurimit të një kujdesi të mirë të shëndetit mendor është heqja e turpit nga të paturit një sëmundje mendore.