4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vdekja e 18-vjeçarit Albi Luka në burgun e Shënkollit, familjarët e qajnë tek shteti

Më të lexuarat

Albi Luka, 18-vjeçari nga Fushë Kruja që humbi jetën në burgun e Shënkollit ditën e djeshme, jetonte në një ish-magazinë të ish-ndërmarrjes së grumbullimit në këtë qytet. Prindërit dhe të afërmit akuzojnë institucionet për humbjen e djait të tyre.

Ardiani, babai dhe Violeta, nëna tregojnë për ngjarjen duke rrëfyer faktin se katër orë para se ai t’i jepte fund jetës, ata kishin folur me të birin nga burgu dhe pritej që dy ditë më pas do të përballej me gjykatën për akuzat, duke shpresuar se ai do të linte qelinë.

Adoleshenti ishte prej një viti e gjysëm në qeli me akuzën e favorizimit të prostitucionit, e cila hidhet poshtë prej tyre.

Ata pretendojnë se djali ynë nuk dinte të merrej me të tilla aktivitete, duke thën se janë të tjerë që fshihen pas kësaj. Madje ata prisnin që djali të dilte nga burgu si i pafajshëm.

Një ngjarje e përafërt nga ndodhur në këtë burg në fundin e muajt korrik, një 32-vjeçar nga fshati Mali i Bardhë i Kurbinit ka humbur jetën. Sakaq familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kërkojnë nëpër dyert e institucioneve të pasqyrojnë të vërtëten e humbjes së jetës në këtë burg.

Ata kërkojnë një hetim në detaje nga strukturat, sakaq bëjnë apel drejtuesve të lartë për të marrë në dorë faktin e humbjes së djalit të tyre vetëm 18 vjeç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit