4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sisi në Shtëpinë e Bardhë, mbështetje e lëvdata nga Trump

Më të lexuarat

Egjipti është një aleat i qëndrueshëm i SHBA-së në rajon, përveçse një përftues i ndihmave të mëdha amerikane, veçanërisht në fushën ushtarake, por lidhjet dypalëshe duket se do të marrin një shtysë të mëtejshme me ardhjen e Trump-it në pushtet.

Marrëdhënia e ngrohtë mes presidentin egjiptian dhe atij amerikan qe paralajmëruar që prej atij takimi të shtatorit të shkuar në Nju-Jork, shoqëruar dhe me ftesën më tutje për të vizituar Uashingtonin.

“Ju keni një mik dhe një aleat të madh te Shtetet e Bashkuara dhe tek unë,” i deklaroi presidenti Trump homologut egjiptian në të parën vizitë të këtij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

“Dua ta dijë çdokush se nuk ka dyshim që ne jemi fort në krah të presidentit Sisi. Ai ka bërë një punë fantastike në një situatë shumë të vështirë. Shpresoj për një marrëdhënie tepër të gjatë dhe të fortë,” qenë fjalët po të Trump-it.

Takimi mes dy presidentëve u përshkrua nga Shtëpia e Bardhë si një dialog i sinqertë, ku u diskutuan fushat e bashkëpunimit dhe me interes të përbashkët.

Ndryshe Trump-it, marrëdhënia e Obama-s me Sisi-n nuk qe kurrë e ngrohtë, madje presidenti egjiptian nuk u ftua asnjëherë për vizitë.

Ndihma ushtarake për Egjiptin do të pezullohej në vitin 2013, për të rinisur dy vite më vonë. Abdel Fattah al-Sisi do të vinte në pushtet pas një puçi që rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur demokratikisht në Egjipt, Mohamed Morsi-n. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit