-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipti së shpejti pritet ta njeh Kosovën

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, pas vizitës në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Arabinë Saudite, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Kajro.

Ai është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr si dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Al-Araby.
“Ndërmjet dy popujve tanë ka lidhje të fuqishme historike dhe kulturore dhe ne jemi të interesuar që këto lidhje të kulmojnë me një vendim pozitiv të Egjiptit për të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Qëllimi ynë si shtet i Kosovës është që të lëvizim përtej njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe ta kemi një bashkëpunim të ngushtë ekonomik, tregtar, arsimor, shkencor dhe kulturor ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë”, tha ministri Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës gjatë takimit me homologun egjiptian theksoi po ashtu se pavarësia e Kosovës i ka kontribuuar fuqishëm stabilitetit dhe sigurisë në rajon, se ajo përfaqëson një realitet gjeopolitik në Evropë dhe se njohja e Kosovës është një proces i pandalshëm nga shumë shtetet anëtare të OKB-së.
Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Mohamed Kamel Amr, theksoi se ministri Hoxhaj është gjithnjë i mirëseardhur në vendin e tij, duke siguruar se lidhjet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen edhe më tutje.
Ai ka thënë se Egjipti është i vetëdijshëm për pikat e përbashkët ndërmjet dy popujve, qoftë në aspektin historik, kulturor, arsimor, duke shprehur gëzim me faktin që rreth 150 studentë nga Kosova aktualisht studiojnë në Egjipt.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit po ashtu ka theksuar se vendi i tij ka vazhduar të përkrahë Kosovën dhe se kjo është dëshmuar me votën pro anëtarësimit në BERZH, në FMN dhe në Bankën Botërore.
“Sa i përket njohjes së Kosovës nga Egjipti, mund të them se ne jemi duke e shqyrtuar këtë me seriozitet të madh dhe shpresojmë se shumë shpejt do të marrim vendimin në kohën e duhur. Më lejoni të theksojë se kjo çështje mbetet lart në agjendën tonë të politikës së jashtme”, theksoi Mohamed Kamel Amr, duke shprehur kënaqësinë e tij për progresin e arritur në Kosovë dhe duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së Egjiptit për Kosovën.
Duke iu referuar faktit se Republika e Kosovës është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, ministri Hoxhaj ka theksuar se njohja nga vendet anëtare të Ligës Arabe duhet të shihet jo vetëm si një akt politik dhe juridik, por edhe si një obligim moral nga të gjitha vendet arabe, pas tranzicionit./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit