14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

HRW akuzon Izraelin për pengimin e aktivistëve në Gaza

Më të lexuarat

HRW ka akuzuar Izraelin se bllokon hyrje-daljet në Rripin e Gazës për aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët janë duke dokumentuar shkeljet e raportuara në territoret palestineze

KAJRO (AA) – Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Izraelin se bllokon hyrje-daljet në Rripin e Gazës për aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët janë duke dokumentuar shkeljet e raportuara në territoret palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi me seli në New York, tha se pengesat izraelite ngrenë dyshimin në pohimet e Izraelit, i cili tha më herët se grupet të cilat merren me të drejtat e njeriut, paraqesin burim informatash për hetimet e tyre për krimet të cilat mund të jenë kryer gjatë konfliktit të vitit 2014 në Gaza.

“Nëse Izraeli dëshiron që prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime (ICC) të marrin seriozisht pohimet e tyre, se hetimet për krime po zbatohen në mënyrë të duhur, hapi i parë i mirë do të ishte të lejojnë hetuesit nga grupet për të drejtat e njeriut të zbardhin informatat e tyre”, deklaroi drejtori i Zyrës HRW-së për Izraelin dhe Palestinën, Sari Bashi.

Në vitin 2014 Izraeli zbatoi një operacion shkatërrues 51 ditorë të bombardimeve ndaj Rripit të Gazës, ku si pasojë mbetën të vdekur mbi 2300 palestinezë.

Ushtria e Izraelit nga ana e saj tha se në përleshjet e lartpërmendura janë vrarë 68 ushtarë dhe pesë civilë izraelitë.

Prej vitit 2007, Rripi i Gazës mbahet i bllokuar si nga Izraeli ashtu edhe nga Egjipti, për çka furnizimi me ushqim, lëndë djegëse dhe medikamente është bërë përmes tuneleve nëntokësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit