Isak Njuton (1642-1727) është njeriu që ka përdoru shkencën dhe logjikën për të arritur bindjen e plotë në Zotin. Njuton filloi me përpjekje për të shpjeguar universin, me Zotin si Krijues i të gjitha ligjeve të fizikës që udhëheqin në univers. Njutoni besonte se të gjitha ligjet natyrore janë të ndikuara nga Zoti si i vetmi Shkaktar i të gjitha veprimeve. Në fakt, ai besonte se graviteti është një veprim hyjnor, guri bie për arsye se Zoti e ka bërë ligj që ai të bie poshtë. Derisa ai po hulumtonte Universin, ai u bë i bindur se kishte prova të fuqishme të ekzistencës së Zotit. Ai shkroi: “Graviteti ndoshta i fut planetët në lëvizje, por pa fuqinë hyjnore asnjëherë nuk do të mundeshin që ata të lëviznin ashtu si rrotullohen rreth diellit, dhe për këtë e shumë arsye të tjera jam i detyruar të them se ky sistem efikas i përkon një Krijuesi”. Zoti që ka dizajnuar të gjithë këtë në mënyrë perfektë, duhet me qenë i Gjithëditur dhe shumë i fuqishëm për të menaxhuar këtë univers gjigand. Në principet e Njutoni, ai arriti në përfundim që njerëzit e njohin Zotin vetëm duke hulumtuar provat e krijimit të Tij.
Ai ka mohuar shenjtërinë e Jezuit dhe doktrinën e trinitetit. Ai ka thënë se këto doktrina janë të korruptuara nga Testamenti i Ri. Ai thoshte se Kisha po i udhëheq njerëzit drejt një konvertimi Pagan. Ai besonte se koncepti “tre në qiell” asnjëherë nuk ishte një.
Ai u bë i pasionuar pas pastrimit të besimit të Krishterë. Ai besonte se Noah kishte fenë origjinale – ka qenë jo e komplikuar dhe larg misticizmit. Qasja e Njutonit për monoteizmin është përafërsisht afër me mësimet e fesë Islame.
Shumë teorinë sot kur flasin me besimin e Njutoni thonë se shpjegimet e tij mbi Zotin përkojnë sikur të bënte një shpjegim të sures Ihlas nga Kurani./KohaIslame.com/
Kjo është surja Ihlas:
“1.Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.”