Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet), Mehmet Gërmez (Mehmet Görmez) tha se krahas derdhjes së gjakut në Lindjen e Mesme qëndron edhe rreziku dhe kërcënimi i sigurisë së fesë.
Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet), Mehmet Gërmez (Mehmet Görmez) tha se krahas derdhjes së gjakut në Lindjen e Mesme qëndron edhe rreziku dhe kërcënimi i sigurisë së fesë.
Në takimin me imamët në Universitetin Namëk Kemal (Namık Kemal) në Tekirdaë (Tekirdağ), Gërmez tha se janë ballë për ballë me rrezikun e humbjes së plotë të njohurisë dhe urtësisë.
“Në vendin ku nuk ka siguri fetare, nuk ka as siguri jete, brezash, pasurie dhe logjike” tha Gërmez dhe shtoi: “Në Lindjen e Mesme nuk derdhet vetëm gjak por vihet në rrezik dhe kërcënohet edhe feja”.
Ai tha se duke luajtur me ‘gjenet’ e fesë që sjell dhembshurinë, besimin dhe sigurinë në rruzullin tokësor e njëjtësojnë atë me dhunën dhe mizorinë.
Gërmez theksoi se kohët e fundit është rritur edhe islamofobia.
“Fenë e mëshirës, Islamin e kthejnë në një element frike në vende të tjera. Islamofobia pushton qytezat, qytetet, udhëheqjet dhe zemrat” tha Kryetari i Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet), Mehmet Gërmez.