Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se populli i shtrenjtë do ti japë mësimin e duhur atyre që mundohen ti përçajë në referendumin për ndryshimin e kushtetutës në 16 prill.
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se populli i shtrenjtë do ti japë mësimin e duhur atyre që mundohen ti përçajë në referendumin për ndryshimin e kushtetutës në 16 prill.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv në rrethin Van, tha se dora e dhembshur, ndihma dhe mbështetja e shtetit do të jetë gjithmonë pranë popullit.
Ai tha gjithashtu që kjo dorë gjithashtu është një grusht i hekurt që godet terroristët të cilët i vështirësojnë jetën popullit.
Jëlldërëm theksoi se terrori ushqehet nga burimet e jashtme dhe shtoi: “Forcat tona të sigurisë do të ndjekin terroristët që janë masha të armatosura të agjencive sekrete të huaja dhe do ti neutralizojnë ata në brimën ku janë strukur”.
Ai tha gjithashtu se vendet e Evropës përpiqen të pengojnë rrugën e zhvillimit të Turqisë.
“Vendet e Evropës duke mbajtur anë për referendumin për ndryshimin e kushtetutës në 16 prill përpiqen që ashtu si PKK dhe organizatat e tjera terroriste të nxjerrin një rezultat negativ nga referendumi”