4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kosova dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë

Më të lexuarat

Në një njoftim nga MASHT thuhet se synimi i këtij protokolli është përcaktimi i vendosjes, pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar, si dhe përcaktimi i bursave dhe çështjeve tjera

PRISHTINË (AA) – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami ka pritur sot Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, përmes të cilës është nënshkruar protokolli zbatues i Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë me Këshillin për Arsim të Lartë të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga MASHT thuhet se synimi i këtij protokolli është përcaktimi i vendosjes, pagesës së arsimit universitar dhe pasuniversitar, përcaktimi i bursave dhe çështjeve tjera të ndërlidhura për studentët e Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre 12 vjeqar në institucionet arsimore në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministri Bajrami u shpreh i kënaqur që po vazhdon bashkëpunimi me Këshillin për Arsim të Lartë të Turqisë dhe theksoi se kjo është gjenerata e dytë që po përkrahet me bursa nga Republika e Turqisë, ndërsa uroi që studentëve që tashmë janë duke i ndjekur studimet në universitetet turke të kenë sukses të vazhdueshëm në studime.

“Praktika e përkrahjes së studentëve përmes bursave është praktikë shumë e mirë dhe një kontribut i madh për studentët kosovarë”, ka thënë Bajrami.

Ministri Bajrami, me këtë rast, falënderoi shtetin turk edhe për vendimin që gjuha shqipe të fillojë të mësohet në shkollat turke dhe shprehu gatishmërinë institucionale të Kosovës që të ndihmojë në këtë drejtim.

Ambasadorja Kılıç, falënderoi ministrin Bajrami dhe MASHT për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim dhe uroi që studentët që do të diplomohen në Turqi të japin kontributin e tyre në zhvillimin e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit