Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, mbërriti në Afganistan në një vizitë të programuar më parë.
Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë dhe mediat amerikane mbrëmjen e ditës së martë, transmeton TCH.
Gjatë vizitës së tij në Kabul, Obama pritet të bisedojë me presidentin Hamid Karzai në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme midis dy shteteve, pas tërheqjes së forcave të NATO-s nga Afganistani në vitin 2014.
Gjithashtu, presidenti do të takohet me pjesë të trupave amerikane, në disa baza të ndryshme në vend.
Vizita e Obamës ka një domethënie të rëndësishme, pasi ajo vjen në përvjetorin e parë të vdekjes së Bin Laden./koha/kohaislame