Si pasojë e sulmeve të armatosura gjatë të enjtes në qytetin e Çikago-s të SHBA-së, të paktën 7 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Çikago-s përmes një deklarate me shkrim ka thënë se një numër i madh sulmesh të armatosura kanë ndodhur në rajonin jugor të këtij qyteti. Burimet policore kanë bërë të ditur se të paktën 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua shtatzënë.
Në një sulm të ndodhur në afërsi të Qendrës Kulturore në rrugën jugore të bregdetit, shënjestër e sulmit të armatosur kanë qenë dy persona të cilët ishin në një minibus. Dy personat e sulmuar humbën jetën si pasojë e sulmit. Ndërkohë u theksua se një nga personat e vrarë ishte anëtarë i një çete të njohur.
Në një tjetër sulm të ndodhur në një restorant, humbën jetën dy të rinj të cilët kishin ardhur për vizitë pranë nënës së tyre.
Ndërsa në afërsi të restorantit ku u vranë dy të rinj, është gjendur edhe një tjetër kufomë. Një grua shtatzënë është gjendur e vrarë në shtëpinë e saj. Ende nuk ka një të dyshuar për këtë ngjarje.
Gjatë vitit 2016, si pasojë e 3550 sulmeve të armatosura në Chicago, të paktën 762 persona kanë humbur jetën dhe 4.331 të tjerë janë plagosur.