Një sasi prej 70 kg drogë është sekuestruar në Kamëz, dhe një person është arrestuar.
Sasia e drogës u gjet në një automjet që u ndalua nga policia, që arrestoi drejtuesin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Burime nga policia bëjnë me dije se makina është ndjekur gjatë rrugës që ka përshkruar nga Lezha në Tiranë.