2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zbulohen të dyshuarit e vrasjes së pesëfishtë në Maqedoni

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë një aksioni policor të quajtur “Monstrum”, që e realizoi në orët e hershme të mëngjesit në disa Lagje të Shkupit, ka arrestuar mbi 20 të dyshuar lidhur me vrasjen e pesëfishtë, pranë liqenit të Hekuranës, në fshatin Smillkovc, në afërsi të Shkupit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në një konferencë për shtyp.

Ajo thotë “Këto janë grupe islame, janë persona të rrezikshëm dhe për ta do të ngrihen padi penale për terrorizëm“, ka deklaruar Jankullovska.Ajo theksoi se në shumë lagje të Shkupit, të martën janë bastisur disa shtëpi, ku janë gjetur armë të kalibrave të ndryshëm, por hetimet do të dëshmojnë se ato armë janë përdorur ose jo gjate vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smillkovc.“Në mesin e 20 të arrestuarve, ka persona të cilët drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me vrasjen makabre në liqenin e Hekuranës, pranë fshatit Smillkovc. Por, ka dhe të tillë për të cilët nuk kemi të dhëna konkrete se a janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë vrasje. Ata po merren në pyetje për momentin, dhe pasi të realizohen hetimet, do të dalim me të dhëna tjera“, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit