-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHBA bënë thirrje për ulje tensionesh në mes të Indisë dhe Pakistanit

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara, u kanë bërë thirrje Indisë dhe Paksitanit që të reduktojnë tensionet të krijuara kohëve të fundit. Tensionet kishin filluar në momentin kur India kishte akuzuar Pakistanin se kishte vrarë dhe gjymtuar dy ushtar indian në pjesën e Kashmirit që kontrollohet nga India.

Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland ka thënë të mërkurën se Uashingtoni u ka “këshilluar të dy qeverive për de-eskalim”. Pakistani ka mohuar se trupat tyre kanë qenë të përfshirë në ndonjë sulm të ri në Kashmir dhe bëri thirrje për një hetim të Kombeve të Bashkuara.

Ushtria indiane thotë se ushtarët e tyre u vranë – dhe njërit prej tyre ju pre koka – gjatë kohës kur trupat pakistaneze të martën kaluan vijën e Kontrollit e cila ndan territorin Himalayan midis Indisë dhe Pakistanit. Si Pakistani ashtu dhe India pretendojnë tërësinë territoriale të Kashmirit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit