Kongresi Kombëtar libian (parlamenti) miratoi zyrtarisht refuzimin e emrit “Jamahiriya e Madhe”, të cilin vendi e ka mbajtur gjatë kohës së drejtimit të Muammar Gaddafi.
Siç njoftoi të mërkurën gazeta arabe “Al-Sharq al-Eusat”, deputetët miratuan një emër të ri – Shteti Libia, i cili do të përdoret përkohësisht deri në miratimin e kushtetutës. Por se kur do të ndodhë kjo, akoma nuk dihet.
Të martën koalicioni më i madh në Kongresin Kombëtar të Libisë – Aleanca e Forcave Kombëtare – ka njoftuar për bojkot të parlamentit për shkak të paaftësisë së tij për të krijuar një draft të ri të Kushtetutës. Që nga viti 1977 ai ka qenë “Libri i Gjelbër” i Gaddafit të ndjerë.