Samsungu sot ka lansuar dy telefona të rinj, Galaxy S8 dhe S8+.
Dy pajisjet, që do të dalin në treg më 21 prill, vijnë me shumë risi.
Këto janë detajet kryesore që duhet të dini për pajisjet e reja:
Butoni kryesor
Nuk ka më buton fizik. Tani është buton digjital që liron më shumë hapësirë për përdorim të ekranit.
Skaneri i syve dhe fytyrës
Pajisjet e reja mund të hapen përmes skanerit të syve. Është edhe skaneri i fytyrës, por ai konsiderohet më pak i sigurt, raporton “Business Insider”, transmeton Koha.net.
Asistenti digjital
Boxby është asistenti digjital i ri i kompanisë. I ngjashëm me Sirin e Apple-it, asistenti i ri mund të identifikojë objekte të ndryshme dhe të lidhë përdoruesit me to, përmes mundësive për blerje duke u treguar çmimet dhe detajet për to.
Kamera
Kamera e përparme është përditësuar. Ai ka 8 megapikselë.
Tjera
S8 mund të funksionojë edhe në ujë. Është rezistent edhe ndaj pluhurit.
Përkrah edhe mbushjen pa kabllo
Ka skaner për gishta në pjesën e pasme.
Ka hapësirën për kufje.
Samsungu ka prezantuar edhe një pajisje të veçantë për telefona të quajtur “DeX”. Përmes saj telefoni mund të shfaqet edhe në ekranin e kompjuterit. Kthen telefonin në ekran të madh.