-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurtulmus: Pse jeni të shqetësuar kaq shumë nga referendumi në Turqi?

Më të lexuarat

Në mbledhjen e mbajtur me organizatat e shoqërive civile në Stamboll, Numan Kurtullmush shpjegoi sistemin e qeverisjes presidenciale të paraparë me ndryshimet kushtetuese.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se vendet evropiane, të cilat përkrahin fushatën për “Jo” në referendumin popullor të 16 prillit, nuk e duan një Turqi të fortë.

Në mbledhjen e mbajtur me organizatat e shoqërive civile në Stamboll, Numan Kurtullmush shpjegoi sistemin e qeverisjes presidenciale të paraparë me ndryshimet kushtetuese për të cilat do të votohet në referendumin popullor të 16 prillit.

Kurtullmush rikujtoi se në fushatën e referendumit popullor të 16 prillit janë përfshirë edhe “mysafirë të paftuar” nga jashtë, ndërsa nënvizoi se disa vende evropiane nuk u lejuan disa ministrave turq mbajtjen e fushatave për “Po”.

Zëvendëskryeministri tha se vendet evropiane si Gjermania, Holanda, Austria dhe Zvicra kanë bërë zbatime të ndryshme për të përkrahur fushatën për “Jo”, ndërsa kritikoi Evropën për dyfytyrësi.

Ai shprehu edhe reagimet e tij ndaj pankartës skandaloze që si objektiv kishte Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të hapur në mitingun e organizuar në kryeqytetin Bern të Zvicrës nga ana e grupeve terroriste në mesin e të cilëve ndodhen edhe PKK, DHKP-C dhe YPG.

“PKK-ja është në listën e organizatave terroriste të BE-së apo jo? Si mund të lejoni që PKK-ja të zhvilloj një fushatë për “Jo”? Ndërsa nuk lejoni ministrat, deputetët e Turqisë. Pse jeni të shqetësuar kaq shumë? Zvicra është vend tjetër e Holanda, Austria tjetër… Pse jeni të interesuar kaq shumë me ndryshimet kushtetuese në vendin tonë?”, deklaroi Kurtullmush.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit