-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

50 vjet nga ndalimi komunist i ushtrimit të besimit, për herë të parë një simpozium në Tiranë

Më të lexuarat

Të enjten e 30 marsit do të zhvillohet në Tiranë një aktivitet deri më sot i munguar, ai që kujton një jubile të një prej ngjarjeve më të trishta të historisë së re shqiptare, ndalimin e ushtrimit të besimit.

Bëhen 50 vjet që nga ajo kohë kur regjimi komunist vendosi të diktonte me ligj ateizmin, duke u vetëshpallur i pari dhe i vetmi vend ateist në botë.

Shumë objekte fetare u rrënuan nga kazma e rinisë proletare të kohës, së cilës edhe iu dedikua nisma; disa të tjerave që mbetën në këmbë iu ndryshuar statusi me shndërrimin në magazina drithi, qendra kulturore apo ndërmarrje shtetërore; ndërkohë që klerikë nga të gjitha besimet u burgosën apo u përsekutuan në forma të tjera.

Dhe është shoqata Alsar ajo që ka vendosur që ta përkujtojë atë vit dramatike, pasuar nga vite po aq dramatike për mijra e mijra besimtarë, duke organizuar një simpozium shkencor. Mos e humbisni! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit