Një bastisje e drogës në Bronx ka zbuluar miliona dollarë në para të gatshme, së bashku me tre kilogramë heroinë, të gjitha të fshehura brenda mobiljeve të ndërtuar posaçërisht për këtë gjë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, autoritetet kanë kryer kërkimin për të gjetur 4,1 milionë dollarë në para të gatshme, së bashku me drogën e cila mund të shihet si 900.000 pako në rrugë.
Droga dyshohet se është importuar nga Meksika dhe menduar për tu shitur në Nju Jork dhe në Lawrence, Massachusetts.
Autoritetet kishin dyshuar prej kohësh se diçka ishte duke ndodhur me transportimin e këtyre mobiljeve dhe kishin monitoruar dërgesat, brenda dhe jashtë një strukturë magazinimit.
Bëhet e ditur se tre burra u arrestuan gjatë bastisjes, duke shtuar se ata përdornin shishe të “Red fox urine”, aromë me të cilën kanë tentuar që të “fshehin” erën e drogës që gjendej brenda mobiljeve – mënyrë kjo e trafikimit që nuk ishte dëgjuar më parë. /Telegrafi/