-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A na ofrohet interneti qe ne e paguajmë? Si ta vërtetoj?

Më të lexuarat

Shumica tek ne nënshkruajnë kontratë për kyçje ne internet ne bazë të shpejtësisë së rrjetit të reklamuar nga ofrues të shërbimeve të internetit(ISP) qe kemi, por

Pyetja është a ofrohet ajo qe ne paguajmë?

Te pakt njerëz janë ne dijeni, se në fakt shpejtësinë e internetit mund ta testojmë leht, duke përdorur teste mund të sigurohemi se a jemi duke marrë atë që e paguajmë apo jo.

Shpejtësia e Internetit llogaritet në mënyrë te thjeshtë nga Megabits(jo megabajt) për sekondë, ose shkurt “Mbps”. Ne vendin tonë pagesa mujore për internet ne familje mesatarishtë sillet nga 10 deri 30 euro dhe zakonishtë ofrohet në 1-2-5-10 Mbps shkarkim(download) pa informata tjera shtesë.

Ja një shembull se si ta testoni shpejtësinë e internetit te ofruar nga ISP-ja juaj:

  1. Duke hapur një uebfaqe interneti me këtë adresë: http://www.speedtest.net
  2. Pasi t’ju hapet uebfaqja, shtypni ne butonin e gjelbër qe shkruan ‘Begin Test’ gjendet ne krye te hartës.
  3. Prit për pak kohe dhe testi fillon.

Pasi te përfundon testi, ne bazë te kontratës me ISP-në që ju keni bërë mund ta kontrolloni se çfarë pako internet paguani(në Mbps) dhe sa ju lejohet, pas kësaj mund ta bëni krahasimin(se paku le te jete afër, nuk mund te ofrohet maksimalja e asaj qe shkruan ne kontratë). Në rastin tonë qe është paraqitur ne shembull paguajmë 5Mbps.

Pra, provojeni tek shtëpitë apo banesat tuaja, se a merrni perafersishtë atë lidhje interneti qe ju e paguani, dhe na jepni komentin tuaj! |ameble|

Ping – është një komandë ne rrjeta kompjuterike qe përdoret për të testuar, nëse një pajisje ne anën tjetër ka qasje ne rrjet apo jo dhe ne çfarë  shpejtësie merr pergjigjjen.

Download speed (Shpejtësia e shkarkimit) – është pikërisht ajo që me siguri keni dëgjuar duke thënë: sa shpejt është duke u shkarkuar një file(dokument), apo fotografi, nuk janë shkarkuar të gjitha përnjëherë, apo janë shkarkuar pjesë-pjesë. Pra, shpejtësia e shkarkimit tregon se sa shpejt një dokument, fotografi apo çka do tjetër hapet apo ruhet ne diskun tuaj. Kjo shpejtësi nuk është një numër fiks, pasi ka forca të jashtme që ndikojnë se si mund të regjistrohet, me shpejt apo me ngadalë.

Upload speed (Shpejtësia e ngarkimit) – në thelb, nuk ka dallim mes një shpejtësie upload(të ngarkimit) apo Download (të shkarkimit), përveç se drejtimi të transferimit te dhënave.Varësisht nga lloji i lidhjes se kompjuteri tuaj me internet qe keni, ngarkoni dhe shkarkoni, shpejtësia do të ndryshojnë. Me fjalë të tjera, sa më shpejt qe lidhja juaj e internetit apo bandwidth, më shpejtë do të bëni download dhe upload. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit