0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Demantohet Channel 4: Ky nuk është sulmuesi i Londrës!

Më të lexuarat

Burri i cili u përmend se shkeli me veturë dhjetëra njerëz dhe theri me thikë një polic pranë portës së Parlamentit britanik, në fakt është ende në burg për çështje tjera, thotë vëllai i personit për të cilin dyshohet se kreu masakrën e sotme në Londër, shkruan The Independent.

Vëllai i Abu Izzadeenit, dikur i njohur si Trevor Brooks, i ka telefonuar televizionit Channel 4 News për t’ua bërë të ditur se vëllai i tij nuk mund të jetë sulmuesi i Londrës, siç ky medium kishte raportuar gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Izzadeen ka lindur në Hackney në pjesën lindore të Londrës dhe ishte konvertuar në mysliman para se të mbushte 18 vjet në vitin 1993, duke ndërruar emrin në Omar. Ai ishte dënuar më parë për vepra që kanë të bëjnë kryesisht me terrorizëm.

Në deklaratën e lëshuar nga televizioni Channel 4 thuhet: “Në lajmet qendrore të televizionit tonë, korrespondenti jonë Simon Israel kishte cituar një burim të ketë thënë se emri i sulmuesit në Westminster besohet të jetë Abu Izzadeen i njohur më parë si Trevor Brooks”.

“Por gjatë rrjedhës së programit, informacioni kontradiktor doli në dritë. Channel 4 News aktualisht është duke u marrë me këtë çështje”.
Israel ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Burimi të cilit i besoja, doli të jetë i pavërtetë. Kësaj herë jam informuar keq. Abu Izzadeen është në burg”.

Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i redaktorit të Channel 4 News, Ben De Pear i cili shkroi në profilin e tij në Twitter: “Sot korrespondenti jonë i besuar Simon Israel bëri një gabim duke publikuar gabimisht emrin e sulmuesit në Parlamentin britanik, pasi ai aktualisht është në burg”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit