3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

AKI-ja “filtron” personelin në MPB: Viktimë, Besnik Berisha

Më të lexuarat

Besnik Berisha, i cili nga muaji nëntor është pezulluar nga detyra e drejtorit të Departamentit të prodhimit të dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), është ndër viktimat e para të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Edhe sikur hetimet rreth “skandalit të pasaportave” ta nxjerrin të pafajshëm, ai nuk do të mund të kthehet aty ku ka punuar për shkak se “spiunët e shtetit” kanë ardhur në përfundim se nuk është i besueshëm për të pasur qasje në dokumente konfidenciale. E, dokumentet personale konsiderohen si të tilla.

Agjentët e AKI-së e kanë dhënë vlerësimin për Berishën, pas verifikimit të formularit për certifikimin e sigurisë, të cilin e ka plotësuar ai e të cilin do ta plotësojnë edhe rreth 10 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ka edhe plot zëra që thuhet se Berisha, është punëtor i përkushtuar por ndoshta jo aq i dëgjueshëm për pushtetin dhe se ai mund të jetë larguar për shkak të rolit të tij në zbulimin e skandalit të pasaportave dhe mund të jetë personi që shumë mir e di se si është zhvilluar ecuria e pastrimit të parave më pas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit