1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

ShBA – FETO falsifikon dokumentet për hapjen e shkollave

Më të lexuarat

Bëhet e ditur se organizata terroriste FETO ka kryer falsifikime në dokumente për hapjen e një shkollë me kontratë (charter) në rajonin Nju-Xhersi (New Jersey) të SHBA-ve.

Bëhet e ditur se organizata terroriste FETO ka kryer falsifikime në dokumente për hapjen e një shkollë private (charter school) në rajonin Nju-Xhersi (New Jersey) të SHBA-ve.

Sipas lajmit që zë vend në uebfaqen “NorthJersey.com” theksohet se zyrtarët e qytetit Linden kanë njoftuar se kërkesa e paraqitur gjatë aplikimit pranë Departamentit të Arsimit në Nju-Xhersi për hapjen e një shkolle “charter” ka qenë e falsifikuar.

Zyrtarët kanë vënë në dukje se në dy kërkesat që FETO ka paraqitur në zyrën arsimore të rajonit janë adresa të rrugëve të cilët nuk ndodhen brenda kufijve të qytetit, ndërsa adresa në njërën prej kërkesave është vetëm një fushë. Ndërkohë, në një dokument tjetër ndodhet emri dhe firma e një gruaje e cila është shprehur se nuk i ka parë asnjëherë këto kërkesa në fjalë.

Ndërsa është zbuluar se edhe shumë firma të tjera që zënë vend në kërkesë për hapjen e “Union Arts and Science Charter School” janë të falsifikuara.

Zyrtari i rajonit Xhon Hor (John Horre), i cili ka punuar për 30 vite në policinë e Linden, është shprehur se kanë pyetur banorët që jetojnë në qytet në adresat e paraqitura në kërkesë. Ai ka shtuar se banorët janë pyetur për personat që kanë firmosur kërkesat nëse jetojnë apo jo në ato adresa, ndërsa ata janë përgjigjur duke thënë se “Kjo është adresa ime, jetoj këtu që prej vitesh dhe me atë emër këtu nuk jeton njeri.”

Hor ka shpjeguar se fillimisht kanë vizituar 24 adresa ku kanë vërejtur se në 19 prej tyre aty nuk jetonin personat që përmenden në kërkesa.

Në mesin e nënshkrimeve në aplikimin që FETO ka kryer në muajin tetor të 2015 për hapjen e një shkolle është zbuluar edhe firma e një gruaje, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2007.

Inspektori i shkollave në Linden, Deni Robertozi (Danny Robertozzi), është shprehur se kjo është qartë një mashtrim dhe se duhet të anulohet kjo kërkesë e kryer me dokumente të falsifikuara.

Ndër të tjera Robertozi tha se janë kryer “vepra kriminale” në kërkesën për hapjen e shkollës dhe nëse është kryer një veprim i jashtëligjshëm atëherë edhe në aplikimet e tjera të FETO-s sipas tij mund të jenë kryer “punë të tjera të dyshimta” të këtij lloji.

Më parë është bërë e ditur se 7 shkolla që FETO drejton në Nju-Xhersi vitin e kaluar kanë marrë më shumë se 60 milionë dollarë financime, dhe se disa nga themeluesit e këtyre institucioneve arsimore kishin kryer donacione politike me qindra mijëra dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit