3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

E masakruan për vdekje në mes të rrugës, zbulohen prapaskenat e krimit në Devoll

Më të lexuarat

44-vjeçari Zarif Allihu u gjend i masakruar me sende të forta në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në Devoll, ndërsa policia bëri me dije fillimisht se ai mund të ishte grabitur dhe si pasojë grabitësit e kishin qëlluar me mjete të forta e si pasojë Zarifi nga Pogradeci ka ngelur i vdekur.

Më pas u mësua se bashkë me të janë dhunuar edhe dy burra të tjerë, D.Sh. dhe M.V. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kufi me Greqinë ku tre burrat janë përleshur mes tyre pas një konflikti me mjete të forta.

Policia ka shtuar se viktimës dhe dy shokëve të tij u kanë marrë rreth 10 mijë euro si dhe 2 telefonat celularë. Sipas dëshmisë së dy personave në polici, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet të ketë persona të plagosur edhe nga grupi i agresoreve, shkruan “BalkanWeb”.

Përveç grabitjes, policia po heton edhe pistën e prishjes se pazareve te drogës që ka sjellë edhe përleshjen fizike midis grupeve, pasi zona ku ndodhi ngjarja, përdoret si vend shkëmbimi i ngarkesave të drogës midis trafikanteve. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit