5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mitrovicë: Vritet në ballkonin e shtëpisë

Më të lexuarat

Një person, i moshës rreth 58 vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri, pas një sulmi të armatosur në Mitrovicë, rreth orës 23:50min të së enjtes.

Incidenti është raportuar të ketë ndodhur disa minuta para mesnatës, ndërsa viktima H.Hyseni, rreth 58 vjeçar, ishte sulmuar me armë zjarri duke u plagosur në kokë, me ç’rast ka pranuar plagë vdekjeprurëse, dhe i njëjti është konfirmuar pa shenja jete, në vend të ngjarjes, përkatësisht në ballkonin e shtëpisë së tij, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

“Hetuesit policor të drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit publik, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit të vrasjes së rëndë”, thuhet në kumtesë.

Së paku tri lokacione të ndryshme janë kontrolluar nga policia pak çaste pas rastit të vrasjes së raportuar, ndërsa nuk është raportuar për persona të arrestuar deri në këto qaste.

Hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e rrethanave të plota të rastit dhe ndërtimit të motivit të mundshëm.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit