4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Studimi: Bletët kura e AIDS

Më të lexuarat

Kërkues të Universitetit të Uashingtonit kanë treguar se grimca mikrospkopike të mbushura me një toksinë e gjendur në helmin e bletës mund të shkatërrojë virusin e imunodefiçencës humane (HIV) pa ndikuar aspak tek qelizat rrethuese.

Kjo gjetje është një hap i rëndësishëm për të zhvilluar një xhel vaginal i cili mund të parandalojë përhapjen e HIV-it, virusi që shkakton AIDS.

“Shpresa jonë është për ato vende ku infektimi i HIV është i pakontrolluar, njerëzit mund të përdorin këtë xhel si masë mbrojtëse për infektimin seksual” – thotë Xhoshua L. Hud, profesor dhe instruktor kërkimesh në mjeksi. Ky studim është publikuar në faqen zyrtare të Universitetit të Uashingtonit.

Helmi i bletës përmban një toksinë të fortë e quajtur melitin e cila mund të shpojë membranën mbrojtëse që mbështjell HIV-in dhe viruse të ndryshme. Sasi të mëdha melitine mund të shkaktojnë shumë dëm. Gjithashtu, përsa i përket terapisë antivirale, autori kryesor i kërkimit, Samuel Uiklajn, profesor i Shkencave Biomedicinale, ka treguar se grimcat mikroskopike të mbushura me metilinë janë efikase edhe në vrasjen e qelizave tumoriale.

Studimi tregon se metilina e vendosur në këto grimca nuk dëmton qelizat e zakonshme. Kjo ndodh sepse Hud shtoi elemente të veçanta sipërfaqes të mikro-grimcave. Kur këto grimca bien në kontakt me qeliza normale, të cilat janë më të mëdhaja në përmasa, grimcat thjeshtë largohen. HIV, nga ana tjetër, është akoma më i vogël se mikro-grimcat, prandaj HIV-i kalon elementet filtra dhe bie në kontakt me sipërfaqen e grimcës ku e pret toksina e bletës.

“Melitina në mikro-grimca shkrihet me membranën virale”, shpjegon Hud. “Melitina krijon sulme të ngjashme me ato të sporeve dhe çan membranën, duke e lënë virusin të zhveshur”.

Sipas Hud-it, një avantazh me këtë teknikë është se mikro-grimcat sulmojnë një pjesë thelbësore të strukturës të virusit. Në kontrast, barnat e deritanishme sulmojnë aftësinë e virusit për tu shumuar. Por stategjia kundër shumimit nuk bën asgjë për të ndaluar infektimin fillestar dhe disa derivate virale kanë fituar imunitet ndaj tyre dhe shumohen gjithësesi.

“Ne jemi duke sulmuar një veçori fizike të HIV-it”, thotë Hud. “Teorikisht, virusi nuk ka se si të përshtatet me këtë gjë, ai duhet të ketë një mbështjellje mbrojtëse, një membranë dy-shtresore që të mbulojë virusin”.

Tej formës të xhelit parandalues vaginal, Hud e sheh përdorimin e melitinës edhe si një mënyrë për të luftuar infeksionet egzistuese të HIV, veçanërisht ato që janë rezistues ndaj barnave. Mikro-grimcat mund të injektohen në gjak dhe, teorikishit, ato do të ishin në gjendje të pastronin HIV nga gjaku.

“Grimca bazë që është duke u përdorur për eksperimentet është krijuar shumë vjet më parë si një produkt i gjakut artificial”, tregon Hud. “Ajo nuk punoi mirë për të shpërndarë oksigjenin, por qarkullon pa problem në trup dhe na fal ne një platformë të mirë që t’i përshtatemi luftës kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve”.

Meqënëse melitina sulmon membranat dy-shtresore pa dallim, kjo na hap rrugë jo vetëm kundër HIV-it. Shumë viruse, duke përfshirë Hepatitin B dhe C, mbështeten nga po e njëjta shtresë mbrojtëse dhe do të ishin të cënuara nga këto grimca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit