-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arrestohet ish-shefi i ushtrisë turke

Më të lexuarat

Ish-shefi i forcave të armatosura të Turqisë është arrestuar, për shkak të rolit të dyshuar të ushtrisë në rrëzimin e qeverisë islamike, në vitet 1990.

Mediat turke thonë se Ismail Hakki Karadayi është arrestuar në shtëpinë e tij në Stamboll.

Ai ka qenë shef i shtabit të përgjithshëm nga viti 1994 deri më 1998.

Ushtria i ka bërë presion ish-kryeministrit Necmetiin Erbakan që të japë dorëheqje më 1997, për shkak të përpjekjeve të tij të dyshuara për të rritur profilin islamik të vendit.

Ushtria turke e sheh veten e saj si garantuese të kushtetutës laike dhe ka kryer tre grusht-shtete në periudhën 1960-1980.

Partia me rrënjë islamike e kryeministrit aktual, Recep Tayyip Erdogan, me vite të tëra, ka pasur marrëdhënie të tensionuar me ushtrinë. Erdogan po ashtu ka frenuar ndjeshëm fuqinë e ushtrisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit