-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Asetet e jashtme të Turqisë rriten në 217,2 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të fundit që ka kuplikuar Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) asetet e Turqisë jashtë shtetit në fund të janarit kanë arritur në 217,2 miliardë dollarë.

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) ka publikuar të dhënat lidhur me Pozicionin Ndërkombëtar të Investimeve (PNI) të Turqisë për muajin janar 2017.

Sipas shifrave të fundit, asetet e Turqisë jashtë shtetit në fund të janarit kanë arritur në 217,2 miliardë dollarë, duke u rritur me 1,1% në krahasim me fundin e janarit 2016. Kurse detyrimet kanë arritur në 575,9 miliardë dollarë, duke u rritur me 0,9%.

Po të shikojmë nënzërat e aseteve turke, zëri i rezervave të aseteve në muajin janar është realizuar me 106,4 miliardë dollarë duke shënuar një rritje prej 0,3% në krahasim me fundin e 2016-s, kurse zëri i investimeve të tjera arriti në 70,9 miliardë dollarë, duke u rritur me 2,7%. Shuma e efektivit dhe depozitave nëvalutë të huaj dhe lira turke e bankave, që përbën një prej nënzërave të investimeve të tjera (asetet e korporatave financiare-Bankat) për këtë periudhë (janar 2017) arriti në 32,1 miliardë dollarë duke u rritur me 7,8%.

Ndërsa po të shqyrtojmë nënzërat e detyrimeve, investimet direkte deri në fund të janarit 2017 arritën në 135,6 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje me 1,8% krahasuar me nivelin e fundvitit të 2016-s, pavarësisht ndryshimeve që ndodhën në vlerën e tregut (të kapitaleve dhe kapitalet e tjera) dhe në kursin e këmbimit valutor.

Investimet portofol mbetën të pandryshuara me 142,8 miliardë dollarë në krahasim me janarin 2016. Kurse stoku i bonove (të thesarit) të jo-rezidentëve për këtë periudhë (janar 2017) u përllogarit në 37 miliardë dollarë duke u rritur me 4,1%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit