-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan kritikoi ashpër BE-në për ndalimin e shamisë së kokës

Më të lexuarat

Në lidhje me ndalesën e shamisë së kokës të vendosur nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimi Evropian Presidenti Erdogan iu drejtua duke pyetur “Ku mbeti liria e besimit, ku mbeti liria e fesë?”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me ndalesën e shamisë së kokës të vendosur nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimi Evropian iu drejtua duke thënë “Ku mbeti liria e besimit, ku mbeti liria e fesë?”

Në fjalimin e tij të mbajtur në përurimin kolektiv në qytetin Sakarya Presidenti Erdogan rikujtoi vendimin e Gjykatës së Drejtësisë ku thuhet se punëdhënësve u është thënë që në qoftë se dëshirojnë mund të mos lejojnë shaminë e kokës në vendet e punës, ndërsa shtoi se “Këta e filluan luftën e kryqëzatës. Kjo nuk mund të ketë tjetër shpjegim, ajo çfarë bëjnë aktualisht është kjo. Evropa shkon me shpejtësi drejtë situatës para Luftës së Dytë Botërore”.

Presidenti preku edhe në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura dje në Holandë, ndërsa shtoi se Partia Popullore për Demokraci dhe Liri e Kryeministrit Mark Rutte, mund të ketë fituar në zgjedhje, por ka humbur një mik siç është Turqia.

Erdogan rikujtoi se Rutte kishte deklaruar se me Kryeministrin Binali Yildirim do të mund të drekoj pas zgjedhjeve dhe tha: “Ne nuk kemi një kryeministër të tillë. Lere tani, ti ke humbur. Ata prekin në marrëveshjen e ripranimit. Për çfarë marrëveshje flet? Ju nuk i lejoni ministrit tim të hyjë në Holandë, nuk lejoni uljen e avionit të ministrit të jashtëm, nuk lejon hyrjen në konsullatë që është territori im të ministres time për të zhvilluar biseda aty dhe do të presësh prej nesh një gjë të tillë? Kjo nuk bën kështu”.

Presidenti Erdogan kritikoi edhe Gjermaninë, e cila nuk lejoi mbajtjen e mbledhjeve të ministrave turq, ndërsa shtoi se përgjegjës për këtë është udhëheqja e Berlinit.

Duke e bërë të ditur se me zyrtarët gjermanë do të bisedojnë në detaje në lidhje me këtë çështje Erdogan tha se Gjermanisë i kanë dorëzuar 4 mijë e 500 dosje të anëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK, por nuk është ndërmarr ndonjë procedim penal.

“Ata këtu në rezidencën gjermane strehojnë një agjent terrorist (Deniz Yucel i cili u arrestua muajin e kaluar). E kanë strehuar për 1 muaj. Këtë prej meje e kërkoi Kancelarja gjermane. Unë them që në qoftë se gjyqësia juaj është e paanshme edhe gjyqësia jonë është e paanshme. Por, çfarë thonë, është shtetas gjerman. Pa marr parasysh se shtetas i cilit vend është. Në qoftë se këta bëjnë terror në Turqi, bëjnë agjenturë, atëherë do të japin llogari”, deklaroi Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit