-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tensione në darkën e kryeministrave në Sarajevë, Vuçiq i bën pyetje provokative Mustafës

Më të lexuarat

Darka e kryeministrave të rajonit e mbajtur në Sarajevë ku ka qenë i ftuar dhe Isa Mustafa, nuk ka kaluar e qetë.

Në fillim të darkës Kryeministri serb Vuçiq si pjese e këtij takimi, i është drejtuar Mustafës, me pyetjen: “Çka ka ndodhur me ‘uzurpimin’ e pronave serbe në Kosovë?”.
Derisa burime të gazetës Blic, bëjnë të ditur se atmosfera në mesin e mysafirëve ishte e tensionuar dhe në raste e pakëndshme.
Kjo për shkak të konflikteve në mes Vuçiq dhe Mustafës, megjithatë askush nuk u largua nga restoranti, “Libertas” ku po zhvillohej darka.
Para takimit Vuçiq kishte deklaruar se “askush nuk mund t’i rrëmbejë pasuritë e Serbisë”.
I pranishëm në darkë ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si dhe ambasadorët e Serbisë dhe Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit