-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

TË PLAGOSURIT SIRIANË VAZHDOJNË TË VIJNË PËR SHËRIM NË TURQI

Më të lexuarat

Sirianët që plagosen në luftimet e ndryshme në terren si rrugëzgjidhje shikojnë ardhjen në Turqi.

I ashtuquajturi armëpushim në Siri po lë prapa sot ditën e 18-të, por përleshjet në terren vazhdojnë ende.

Në Turqi kanë ardhur edhe 8 sirianë të tjerë të plagosur në këto përleshje.

Zhvillimet në Siri kanë shkaktuar rënie edhe të qarkullimit të udhëtarëve dhe mallrave në pikën e kalimit kufitar Turqi-Siri, Xhilvegëzy (Cilvegözü).

Administrata e Asadit vazhdon të mos i mbajë premtimet edhe pse e pranuar Planin Anan.

Nga terreni vazhdojnë të vijnë lajme për përleshje me armë zjarri pavarësisht armëpushimit të shpallur.

Sirianët që plagosen në këto luftime si rrugëzgjidhje shikojnë ardhjen në Turqi.

8 të plagosur sirianë u shtruan për mjekim dhe kurim në spitalin shtetëror Rejhanlli.

2 nga të plagosurit sirianë në gjendje serioze u transferuan për në spitalin shtetëror të Antakias.

Ndërkohë vazhdojnë të vijnë në Turqi edhe sirianë që largohen nga kaosi dhe përleshjet me armë në vendin e tyre.

11 sirianë, prej të cilëve 1 ushtarak, hynë në Turqi nga kufiri afër nënprefekturës Jajladaë (Yayladağı) e provincës së Hatajit (Hatay).

Nga ana tjetër situata konfliktuale në Siri e shfaq ndikimin e saj edhe në pikat e kalimit kufitar ndërmjet dy vendeve.

Shoferët e maunave pavarësisht shqetësimeve dhe zhvillimeve në terren kalojnë në Siri dhe prej këtu shkojnë në vendet e Lindjes së Mesme./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit