Pas dështimit me Galaxy Note 7 vitin e kaluar, është e dukshme që shumica po presin të shohin Galaxy S8 dhe nëse Samsung do të rimarr pozicionin e tyre. Megjithatë, jo të gjithë mendojnë njejtë, së paku kështu beson analisti i firmës KGI Securities, Ming-Chi Kuo.
Në një hulumtim që është parë nga ekipi i AppleInsider, duket se Kuo beson se Galaxy S8 do të ketë kërkesë të ultë, së paku më të ultë se Galaxy S7.
Kjo nuk do të thotë që telefoni do të jetë dështim për shkak se sikurse me iPhone, një rënie e shitjeve prapë ka gjeneruar shumë njësi të shitura në krahasim me konkurrencën. E njejta gjë mund të aplikohet edhe me Galaxy S8.
Sipas Kuo, telefoni nuk ka shumë pika të forta për shitje dhe në anën tjetër, ardhja e parashikuar e iPhone me ekran OLED mund të jenë arsyet e kësaj kërkese të dobtë.
Kuo ka parashikuar se 40 deri 45 milionë njësi do të shiten në vitin fiscal 2017, që është 7 deri në 12 milionë më pak njësi se sa ka shitur Galaxy S7 në të njejtin afat kohor.
Sidoçoftë, është e vështirë të dihet se si do të pranohet telefoni deri pas lansimit të tij. Në anën tjetër, disa raporte tregojnë se partnerët e Samsung ishin shumë të impresionuar me atë çfarë panë në MWC, gjatë muajit të kaluar.