Lëvizja BESA – Dibër ka filluar aksionin për pastrimin e pargut në këtë qytet nga mbeturinat të cilat e kanë mbuluar parkun ndërsa deri sot nuk janë pastruar nga autoritetet e Komunës së Dibrës, raporton SHENJA.
Aktivistë të Lëvizjes BESA janë organizuar me vetiniciativë, ndërsa anëtari i kësaj partie nga qyteti i Dibrës, Xhemail Çupi, përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje të gjithë dibranëve që t’i bashkangjiten aksionit dhe ka paralajmëruar se aksioni do të zgjasë derisa të pastrohet në tërësi parku në lagjen ‘Venec 1’.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dibran, të na bashkangjiten në aksionin e pastrimit të “parkut” te lagja Venec 1. Aksioni vazhdon deri sa të pastrohet e tëra”, ka shkruar Çupi.