Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayman Kaya, në lidhje me ndalimin e saj për hyrjen në Konsullatën e Turqisë në Rotterdam, ka bërë një deklaratë në rrjetin social Twitter, raporton AA.
“Qindra policë kanë vendosur një barrikadë mes nesh dhe qytetarëve tanë. Asnjë forcë nuk mund të shkëpusë lidhjen tonë”, thotë ajo në postimin e saj.
Ministrja Kaya ka theksuar gjithashtu se është duke u mbajtur rreth 30 metra në largësi të Konsullatës dhe se nuk lejohet të hyjë brenda.
