-1.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Ministri Çavuşoğlu paralajmëron Holandën

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoğlu, në lidhje me pengimin e ministrave turq për tu takuar me qytetarët në Holandë, ka paralajmëruar për veprim të njëjtë duke thënë se “nëse ato hedhin një hap Turqia do të hedhë dhjetë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu ka folur për TRT, rreth veprimeve të fundit të Holandës kundër ministrave të Turqisë.

Duke e vlerësuar se veprimet ndaj ministres turke për Politikat Sociale dhe Familjen, Fatma Betül Sayan Kaya, janë çnjerëzore, Çavuşoğlu në vijim tha: “Mallkuar qofshin zgjedhjet e këtyre. Vetëm se në vendin e tyre kanë zgjedhje dhe se radikali i djathtë Geert Wilders të mos marrë vota për shkak se janë pothuajse të barabartë me të pengojnë ministren që të shkojë në Konsullatën e saj. Këta kanë zbritur në një nivel kaq të ulët dhe nuk lejuan ministren tonë në Konsullatën tonë.”

Ai ka thënë se gjatë gjithë mbrëmjes ka biseduar me homologët e tij evropianë dhe iu ka përcjellë atyre shqetësimet e Turqisë.

Ndërsa duke thënë se ajo që ka bërë Holanda nuk do të mbetet pa përgjigje, Çavuşoğlu në vijim ka rikujtuar se kanë marrë masa për pengimin e hyrjeve dhe daljeve në Ambasadën e këtij vendi në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll.

“Nëse ata hedhin një hap ne do të hedhim dhjetë. Nuk kemi frikë në këtë mes, por veprimet që bëjnë, janë vërtetë çnjerëzore. Largimi nga njerëzimi i politikanëve vetëm se ka zgjedhje në vend është me të vërtet për të ardhur keq. Pengimi i uljes së avionit të ministrit të Jashtëm është me të vërtetë i papranueshëm, por pengimi i një gruaje apo ministreje të hyjë në Konsullatën e cila është tokë e jona, është e turpshme për Evropën. Dhe këtë turpërim do t’ia themi gjithmonë në fytyrë.”

Çavuşoğlu në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se shumë vende të Evropës janë bërë anë për referendumin në Turqi. “Pasi të dalë ‘po’ do ta dinë shumë mirë që do të kenë të bëjnë me një Turqi më të stabilizuar. Ata nuk duan një Turqi e cila do të jetë jashtë kontrollit të tyre.”

Qeveria holandeze pengoi ministren turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, e cila kishte planifikuar të zhvillonte një takim me përfaqësuesit diplomatikë dhe qytetarët turq që jetojnë në Holandë.

Më pas MPJ e Turqisë dënoi pengesën dhe shtoi se i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Holandës në Ankara i cili ndodhet jashtë vendit me leje që të mos kthehet për një kohë në punë.

Nga ana tjetër rrugët në afërsi të Ambasadës së Holandës në Ankara dhe ajo e Konsullatës në Stamboll janë mbyllur për arsye sigurie.

Ndërsa qytetarët turq që jetojnë në Rotterdam kanë reaguar pas ndalimit të automjetit të ministres turke Sayan duke u tubuar në një protestë. Ata janë shpërndarë me forcë nga policia holandeze, ndërsa në Ambasadën e Holandës në Ankara dhe Konsullatën e këtij vendi në Stamboll, qytetarë të shumtë janë mbledhur për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë holandeze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit