Ushtria siriane në ditët e fundit ka përdorur të paktën dy herë raketat taktike me rreze të shkurtër veprimi Fateh A-110, të prodhuara në Iran, njoftoi të premten kanali televiziv amerikan CNN, duke cituar disa burime në Pentagon.
Më parë një sërë mediash perëndimore, duke cituar zyrtarë të lartë në qeverinë e SHBA-ve, njoftuan se Damasku po përdor kundër opozitës së armatosur raketa Scud.
Ky informacion u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Sipas konfirmimeve të bashkëbiseduesve të CNN, Ushtria siriane gjoja ka kaluar në përdorimin e raketave Fateh, sepse këto raketa kanë një përpikëri më të lartë goditjeje në krahasim me raketat Scud.