GJENEVË (AA) – Senati i Zvicrës nuk ka miratuar ligjin për ndalimin e burkës në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Senatit të Zvicrës, Karin Burkhalter, duke folur për AA, tha se projektligji është refuzuar në Senatin me 46 anëtarë, ku 26 senatorë kanë votuar kundër projektiligjit, ndërsa 9 pro. Në këtë mënyrë ka thënë ai projektligji është refuzuar.
Burkhalter tha gjithashtu se përmes një referendumi i cili mund të bëhet brenda 2.5 vitesh, çështja e ndalimit të burkës mund të vijë përsëri në vëmendje.
