7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Sulmuan dhe terrorizuan refugjatët, 8 shtetasit gjermanë dalin para gjykatës

Më të lexuarat

Tetë anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë në Gjermani kanë dale para gjykatës së qytetin lindor të Drezdenit, të akuzuar për terrorizëm dhe vrasje në tentativë.

“Freital Group”, i quajtur sipas vendlindjes të dyshuarve pranë Dresdenit, përbëhet nga shtatë burra dhe një femër.

Shtetasit gjermanë janë akuzuar për sulme ndaj refugjatëve dhe grupeve të krahut të majtë në vitin 2015, duke lënë dy të plagosur.

E dyshuara femër rrëfeu për kryerjen e sulmeve por asnjëri nga burrat nuk pranoi të fliste, raporton “BBC”.

Anëtarët mund të përballen me burgim të përjetshëm, nëse shpallen fajtor per vrasje në tentativë dhe deri në 10 vjet nëse ishin pjesë e një grupi terrorist

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit