2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kenia, gjendet rezervë ari në vlerë prej 1,65 miliardë dollarësh

Më të lexuarat

Kompania britanike e xehetarisë Acacia Mining e cila vepron në Kenia ka gjetur rezervë ari në vlerë prej 1,65 miliardë dollarësh, transmeton AA.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar të Kenias, ministri i Xehetarisë i Kenias, Dan Kazungu, ka njoftuar se Acacia Mining e cila ushtron veprimtari në këtë vend, ka gjetur rezervë të madhe ari në korridorin Liranda, në rajonin Kakamega.

Kazungu ka theksuar se vlera e arit të gjetur supozohet të jetë afro 1,65 miliardë dollarë, duke shtuar se do të sjellin një sërë inovacionesh me qëllim për ta forcuar industrinë e xehetarisë në vend.

Nga ana tjetër, Drejtori i Hulumtimeve i Acacia Mining, Tim Sharp, në një prononcim para gazetarëve është shprehur se kanë gjetur arin me kualitet më të lartë deri më tani në Afrikë.

Sharp ka theksuar se nxjerrja dhe përpunimi i arit në fjalë mund të zgjasë deri në tri vite, duke shtuar se këtë vit do të shpenzojnë 12 milionë dollarë për observimin në kuadër të projektit në Kenian Perëndimore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit