2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Senatori amerikan kundër ndalesës së vizave të Trumpit

Më të lexuarat

Kur flisni në mënyrë degraduese në lidhje me një fe jo vetëm që njollosni qytetarët që përpiqen t’u mbrojnë, por në të njëjtën kohë bëni të pamundur edhe miqësimin me anëtarët e asaj feje, tha Graham

WASHINGTON (AA) – Senatori repulikan i Karolinës së Jugut në SHBA Lindsey Graham në lidhje me kufizimin e vizave ndaj shtatë vendeve muslimane dhe ndalesën e hyrjes në SHBA tha se “humbasim të gjithë nëse rregullorja perceptohet si hapja e një lufte kundër fesë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Graham duke iu përgjigjur pyetjeve në një program publik të zhvilluar në sallën e CNN në universitetin George Washington me senatorin republikan të Arizonës John McCain, duke vënë në dukje se në ushtrinë amerikane ndodhen 3.500 ushtarë muslimanë.

“Kur flisni në mënyrë degraduese në lidhje me një fe jo vetëm që njollosni qytetarët që përpiqen t’u mbrojnë, por në të njëjtën kohë bëni të pamundur edhe miqësimin me anëtarët e asaj feje. Këtë luftë nuk mund ta fitoni vetëm duke luftuar. Keni nevojë për partnerë”, tha Graham.

Pasi ka vënë theksin se SHBA-të kanë nevojë për partnerët nga vendet muslimane Graham tha se janë të kuptueshme shqetësimet që terroristët hyjnë në vend duke u fshehur në mesin e refugjatëve dhe emigrantëve për të cilën nevojitet një kontroll imtësor, por është një hap i gabuar të mbyllen dyert për të gjithë qytetarët e një vendi.

“Shpresoj që presidenti Trump të kuptojë këtë: Humbasim të gjithë nëse rregullorja perceptohet si hapja e një lufte kundër fesë. Fitojmë të gjithë nëse nuk ka një ndalesë kundrejt muslimanëve por e cila do të na mbrojë të gjithëve. Për këtë arsye rregullorja e re do të vendosë ndryshimin mes kërcënimeve të jashtme dhe mes të vërtetës se muslimanët janë çelës për fitoren e kësaj lufte dhe jo vetëm atdhedashësit amerikanë”, deklaroi Graham duke cekur se qeveria e Trump është zënë me rregulloren e re.

Iraku nuk është përfshirë në rregulloren e re

“Më është thënë se Iraku në rregulloren e re nuk do të jetë një nga shtatë vendet. Kjo është e rëndësishme sepse në Irak kemi forcat tona që luftojnë kundër DEASH-it dhe kemi nevojë për bashkëpunimin e qeverisë”, tha në fjalën e tijë McCain.

Pasi ka cekur edhe temën se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale McCain tha se institucioneve inteligjente i kanë dhënë afat që të arrijnë në një përfundim dhe se sipas rezultateve do të ngrihet një komision i posaçëm për të diskutuar çështjen në Kongres.

“Për shkak të rëndësisë e mbaj në rend dite çështjen. Nëse rusët kanë arritur të ndikojnë tek zgjedhjet tona, kjo është një goditje vdekjeprurëse e kryer ndaj demokracisë. Për këtë arsye besoj se një komision i posaçëm duhet të shqyrtojë këtë çështje”, thotë McCain.

Ndër të tjera pasi ka pretenduar se rusët me sulme kibernetike janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet në Francë, McCain shtoi se aktivitetet e Moskës në Evropë duhet të mbahen nën vëzhgim.

Më tej MacCain tha se Rusia ka bërë veprime që trondisin stabilitetin në Evropën Lindore kryesisht në Ukrainë, ku edhe administrata e Trumpit duhet t’i japë armë për mbrojtje Ukrainës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit