-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vendimi i Ivanovit, Lëvizja BESA kërkon protektorat!!

Më të lexuarat

Pas deklarimit të sotëm të presidentit Ivanov, se ai nuk do ia japë mandatin partisë së dytë dhe se këtë e bën për arsye të mbrojtjes së shtetit nga shqiptarët, sonte u mblodh Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA dhe konstatoi se ky është një moment shqetësues për vendin.

“Në të vërtetë, z. Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së. E kur kihet parasysh se ai përfaqëson institucionin më të lartë të vendit, ndërsa në emër të këtij institucioni ai gati sa nuk bëri thirrje për linçim të shqiptarëve të Maqedonisë, vetëm për arsyen e vetme se shqiptarët paskan nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët të Partive Shqiptare, kjo është alarmante. Prandaj i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni, andaj i ftojmë ato që të ndërhyjnë në rikthimin e shtetit të së drejtës, për të garantuar paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe për ta vendosur shtetin në binarët e integrimit euro-atlantik. Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe maturi, si dhe për kujdes të veçantë, ndërsa Lëvizja BESA do të jetë këtu gardian i interesave shqiptare në Maqedoni. Me këtë rast kjo që ndodhë sot është edhe një argument më shumë se shpëtimi i vetëm këtij vendi është RIDEFINIMI i tij konform realitetit multientik të vendit.”, kanë reaguar nga Lëvizja BESA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit