Vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për mos t’ia dorëzuar mandatin liderit të LSDM-së për formimin e qeverisë, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu e quan si skenar i përgatitur nga çifti Gruevski dhe Ahmeti.
“Po realizohet me sukses skenari i çiftit Gruevski&Ahmeti: jep shenjë në të majtë e kthe në të djathtë!
Kryeplaku i Aleancës shtirej se po bisedon me LSDM-në, duke e kushtëzuar Zaevin me deklarimin e tij për Deklaratën e Përbashkët, që kështu sot t’ia lehtësojë Ivanovit këtë vendim. U doli boja”, shkruan Faton Fazliu në facebook.