Lavdërimi i vetvetes?
“Nëse me lavdëruarimin e vetes njeriu ka për qellim përmendjen e dhuntive të Allahut të Plotfuqishëm ose ka për qellim që të jetë shembull për të tjerët, atëherë këtu s’ka gjë të keqe.
Por, nëse ka për qellim me të pastrimin e tij (nga gabimet), si dhe publikimin e veprave të tij që janë për Zotin e Plotfuqishëm, ky veprim përmban mburrje, gjë që është e ndaluar, Allahu i Lartësuar thotë:
“Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë Islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë Allahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”
(Huxhuratë 17).
Ndërsa, nëse është për qëllim thjesht lajmi, s’ka gjë të keqe, mirëpo, më parësore është lënia e tij.
Pra, sa i përket çështjes së lavdëruarimit të vetvetes, ajo është katër llojesh:
E para: Të ketë për qellim me të përmendjen e dhuntive të Allahut ndaj tij, nga ajo që Ai i ka dhuruar prej besimit dhe qëndrueshmërisë (në Fe).
E dyta: Të ketë për qellim me të që t’i nxisë edhe të tjerët ashtu sikurse ai.
Këto dy lloje janë të pëlqyera për shkak të qëllimit të mirë që përmbajnë.
E treta: Të ketë për qëllim me të mburrjen, sfidimin e të tjerëve dhe paraqitjen para Allahut të Plotëfuqishëm për imanin dhe qëndrushmërinë në të vërtetën, kjo nuk është e lejuar, arsyeja e së cilës është e cekur në ajetin e mësipërm.
E katërta: Të ketë për qellim me të vetëm lajmërim ndaj të tjerëve për vetvetën e tij, për atë që ai posedon nga imani dhe qëndruëshmëria në të vërtetën, kjo është e lejuar, mirëpo më parësore është lënia e tij.”
“Pyetje dhe përgjigje nga shejh Muhammed Ibën Salih el-Uthejmin.”